Maqedoni
Kryqi i Kuq sot shënon 70 vjetorin e themelimit
17.03.2015 17:41
Kryqi i Kuq sot shënon 70 vjetorin e themelimit, një periudhë e mbushur plot me aktivitete dhe sfida të ndryshme...

Kryqi i Kuq falënderon të gjitha gjeneratat të cilat në të kaluarën kanë mbjellë diçka që sot ne ta kemi si rezultat dhe atë njëkohësisht edhe ta gëzojmë.
Sa i takon të ardhmes, Kryqi i Kuq do të mundohet që të jetë në hap me zhvillimet dhe do të mundohet që njerëzve që presin ndihmë prej punës së Kryqit të Kuq t’i jepet përgjigje në nivel të duhur, vlerësuan nga kjo shoqatë.
“Sa i takon pozitës së Kryqit të Kuq, në ditët e sodit mund të flitet për një organizatë e cila veç më është e etabluar në shoqërinë tonë, një organizatë e cila me veprimtarinë e vet mundohet ta marrë përgjegjësinë për veprimin në shoqëri, për arritjen e defekteve maksimale gjatë punës së vet meqenëse, siç e dimë, sfidat e jetës së sodit janë të llojllojshme, në atë drejtim mundohemi që të krijojmë resurse dhe kapacitete të brendshme, që sadopak të jemi në nivel të duhur, që t’u japim një përgjigje adekuate të gjithë atyre sfidave dhe të marrim vendin e merituar në shoqëri”- deklaroi sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sahit Sahiti.
Sot, me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq, do të organizohet akademi solemne, ku priten të marrin pjesë të ftuar nga jashtë vendi, kori diplomatik në Republikën e Maqedonisë dhe të gjithë ata që e përkrahin Kryqin e Kuq.
Nga Kryqi i Kuq gjithashtu informuan se kanë bashkëpunim me 12 shoqata të tjera, mes tyre edhe me Shoqatën e Kryqit të Kuq të Kosovës dhe Shqipërisë.
ERSAN PAJAZITI
