Sindikata e pavarur e shëndetësisë paralajmëron protestë paqësore
Sindikata e pavarur e shëndetësisë....

Sindikata e pavarur e shëndetësisë i ka përsëritur kërkesat e tyre 30 për qind paga më të larta, kontrata të reja kolektive, si dhe transformim të kontratave nga koha e caktuar në kontrata të përhershme pune.
Ata ankohen se po ushtrohet presion dhe mobing mbi anëtarët e tyre, ndërkohë paralajmërojnë protestë paqësore.
“Ditëve të fundit është shkaktuar presion tek anëtarët dhe kryetarët tanë në institucione të caktuara shëndetësore si në qendrën klinike, shtëpinë e shëndetit-Shkup, në Krushevë dhe Negotinë. Duan me çdo kusht t’i largojnë nga këto press konferenca, nga protesta, sepse dikujt kjo gjë i pengon. Mendimi im personal është se ministri i Shëndetësisë në këto punë nuk ka kurrfarë roli, nuk është i përfshirë. Të përfshirë janë disa sindikata të tjera, sepse muajve të fundit shumë anëtarë janë anëtarësuar tek ne.”, - theksoi Llaze Kostovski nga Sindikata e pavarur e shëndetësisë.
“Pas tre javëve do të organizojmë marsh protestues të punëtorëve shëndetësorë nga qendra tregtare “Ist Gejt” deri tek Qeveria dhe do ta tregojmë pakënaqësinë tonë. Këto dy protesta do të realizoheshin vetëm në situatë nëse Ministria e Shëndetësisë, drejtorët dhe personat përgjegjës në shëndetësi nuk kanë mirëkuptim për çështjet dhe nevojat tona.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev.
Nga Sindikata e pavarur e shëndetësisë thonë se ata po luftojnë për jetë më të mirë për 22 mijë të punësuar në Shëndetësi. Në protestën e parë që e kishin nga Ministria e Shëndetësisë u thanë se nuk ka financa për rritje të pagave. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
