Kumanovë, Shtëpia e shëndetit, përurohen objektet e rikonstruuara të IShP
Në praninë e të punësuarve, mjekë...

Në praninë e të punësuarve, mjekë, infermiere e të tjerë, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e partive politike, në Kumanovë solemnisht u përuruan objektet e rikonstruuara të Institutit për Shëndet Publik.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë rikonstruuar dispanseri për fëmijë dhe për vaksinim, kulmi dhe pjesë të ambulancës në lagjen e trimave, si dhe Ndihma e shpejtë.
“Kam premtuar dhe deri sa të jem menaxher i këtij institucioni deri në fund do të mundohem që pjesët tjera që kanë mbetur ende pa u rregulluar do t’i rinovojmë tërësisht, sikurse kjo ndërtesa këtu dhe objektet tjera të rinovuara.”, - deklaroi drejtori i IShP-së, Kumanovë, Faruk Alili.
“Në qoftë se emëroni drejtues të institucioneve të cilët kujdesen për punëtorët, për institucionin sikurse kujdesen për familjen e tyre dhe shtëpinë e tyre, atëherë keni mbarësi në punë dhe suksese të tilla.”, - theksoi zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
“Pas disa dekadash po rinovojmë spitale, po krijojmë kushte bashkëkohore për punë, me qëllim që pacientët të jenë më të kënaqur. Jam sot këtu në Kumanovë, ku janë bërë disa renovime, si ndërrimi i dritareve, montimi i ngrohjes qendrore, urgjenca dhe reparti i fëmijëve, të cilat janë pajisur me mobile të reja, gjithashtu edhe klinika dentare është pajisur me karrige të reja pune.”, - u shpreh ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
“Ky investim është investim vërtet i mrekullueshëm, bashkëpunimi mes institucioneve, spital, ministri, drejtori e financave, pavarësisht ngjyrave, bashkëpunimi është në nivel, ashtu siç e filloi ministri, bashkë kemi ndërtuar mirë. Ministër, këtu sot bashkë jemi të gjithë pa dallim se kujt subjekti i takojmë, jemi dy subjekte më të mëdha që përfaqësojmë elektoratin shqiptar. Kur jemi bashkë, jemi shumë më të fortë.”, - theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. (Fatlum Aqifi, TVM2)
