Buxheti për vitin 2024, Besimi: 733 mln euro për investime kapitale
16.11.2023 19:01
Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm...

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është planifikuar në 5,5 miliard euro, prej të cilave 733 milion janë paraparë për investimet kapitale, ndërsa 160 milion për rritjen e pagave.
Rritja ekonomike prej 3,4% bazohet në investimet kapitale në sektorin publik dhe atë privat, në konsumin e brendshëm dhe në stabilizimin e ekonomisë evropiane. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, thotë se investimet kapitale projektohen në 733 milonë euro. Një pjesë e mirë e këtij kulaçi do ndahet për Korridorin 8 dhe 10D.
