Botë
Përmbytjet në Afrikë, mbi 100 të vdekur, mes tyre 16 fëmijë
17.11.2023 12:02
Të paktën 111 njerëz kanë vdekur dhe 700,000 të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë...

Të paktën 111 njerëz kanë vdekur dhe 700,000 të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Bririn e Afrikës në javët e fundit.
Sipas një njoftimi të organizatës joqeveritare Save the Children, në mesin e viktimave janë 16 fëmijë.
Fenomeni El Niño rriti reshjet e sezonit të shirave në rajon, duke prekur kryesisht Somalinë, por edhe Etiopinë dhe Kenian./abcnews
