Botë

Shpërthim në një universitet në Armeni, një i vdekur dhe 3 të plagosur

17.11.2023 13:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ka ndodhur në universitetin shtetëror të Jerevanit...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ka ndodhur në universitetin shtetëror të Jerevanit, Armeni ku si pasojë e një shpërthimi ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Ministria e Brendshme tha në një deklaratë se shpërthimi ndodhi në bodrumin e departamentit të kimisë në Universitetin Shtetëror të Jerevanit.

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë duke u trajtuar për djegie dhe lëndime të tjera, thanë zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë, duke shtuar se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Autoritetet po hetojnë shkakun e shpërthimit./abcnews.al