Maqedoni

Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor, RMV-ja, nikoqire e takimit ministror rajonal

17.11.2023 11:04

Në Qeveri sot mbahet mbledhja e parë për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Instrumentin e Reformës dhe Rritjes...

Në Qeveri sot mbahet  mbledhja  e parë për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Instrumentin e Reformës dhe Rritjes që u shpall nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji.
 
Në takim është paralajmëruar prania e ministrave nga vendi, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova dhe përfaqësues të lartë nga Drejtoria për Zgjerimin e KE-së
 
Takimi ministror do të hapet nga Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor dhe Instrumenti për Reforma dhe Rritje do t'u prezantohet ministrave të Financave dhe Ekonomisë nga Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave te Zgjerimit në Bashkimin Evropian, në KE, Gert Jan Köpman.
 
Fokusi i takimit  do të jenë  reformat që janë kyçe për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe social në periudhën e ardhshme katërvjeçare, veçanërisht në fushën e tranzicionit të energjetik, digjitalizimit, arsimit dhe kapitalit njerëzor.