Futboll

Sllovakia siguroi kualifikimin në “Euro 2024”

17.11.2023 13:28

Sllovakia ka arritur të sigurojë një biletë për në “Gjermani 2024” pas fitores 4-2...

Sllovakia ka arritur të sigurojë një biletë për në “Gjermani 2024” pas fitores 4-2 të arritur përballë Islandës. Sllovakëve në ndeshjen e 9-të, eliminatore në Bratisllavë ju mjaftonte një pikë për ti bërë shoqëri kombëtares së parë të grupit (J) Portugalisë.
 
Sllovakia në historinë e saj dy herë ka luajtur në ndeshjet përfundimtare të evropianëve. Në vitin 2016 u eliminua në 1/8 e finales, ndërsa 2020 nuk kaloi grupet. Portugalia gjithashtu vazhdon të fitojë, duke mbetur e bllokuar për një pjesë loje dhe më pas duke mundur Lihtenshtejnin 2-0. Cristiano Ronaldo e thyen bllokimin në minutën e 46-të me një goditje të bukur diagonale nga e majta, më pas Cancelo dyfishon epërsinë nëntë minuta më vonë. 2-0, rezultati final. 
 
Luksemburgu ka shkatëruar përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilën e mundi me 4-1, por megjithatë nukka gjasa për tu kualifikuar në EURO. Mathias Olsen (6), Gerson Rodrigues (30-11m), Nihad Mujakiç (55-ag) dhe Gerson Rodrigues (90+5), ishin autor të golave për Luksemburgun, përderisa nderin e mysafirëve e mbrojti Renato Gojkoviç (90+3).
 
Portugalia tashmë e kualifikuar dhe e sigurt për vendin e parë (27 pikë), Sllovakia përfundon e dyta me 19 pikë. Vendi i tretë për Luksemburgun (14 pikë), pastaj Islandën (10 pikë), Bosnjën (9 pikë) dhe Lihtenshtjen (0 pikë).