Futboll
Hungaria shkon në evropian, Mali i Zi ende ka shpresa
17.11.2023 13:30
Në grupin “G”, Hungaria siguron biletën për në Evropian në minutën e 97-të...

Në grupin “G”, Hungaria siguron biletën për në Evropian në minutën e 97-të, duke barazuar 2-2 ndaj Bullgarisë. Kur gjithçka dukej një mundësi e humbur, mbërriti kthesa për djemtë e Rossi-t, praktikisht me skadimin e shtesës, gjuajtja e lirë nga Szoboszlai sjell autogolin e Petkov, për 2-2 përfundimtar.
Në ndeshjen e dytëtë këtij grupi Mali i Zi me 2:0 e mundi Lituaninë dhe kështu ende I mban të gjalla shpresat për të luajtur në Gjermania 2024. Edvin Kuç, mesfushori i kampionit të Kosovës në futboll (Ballkanit), ka shënuar supergol në fitoren e Malit të Zi. Kuç shënoi në minutën e tretë për 1:0.
Ndërkohë, shqiptari tjetër, Camaj, ka kontribuuar me asistim në këtë ballafaqim. Camaj tre minuta pas pushimit, asistoi për Stevan Jovetiqin, që realizoi për 2:0. Camaj luajti deri në minutën e 75-të, kurse Kuç e kompletoi ndeshjen.
Hungaria kualifikohet në fazën finale me 15 pikë, vendi i dytë ende në lojë me Serbinë (13 pikë) dhe Malin e Zi (8 pikë, me një ndeshje më pak). Në xhiron e fundit eliminatore (19. 11.2023), Serbia në terren vendas përballet me Bullgarinë, ndërsa Mali i zi do të luajë me Hungarinë.
