Futboll
Argjentina dhe Brazili humbin në kohën e njëjtë
17.11.2023 13:34
Një mbrëmje e çuditshme në futbollin e Amerikës së Jugut...

Mbrëmjen e së enjtës në kohë të njejtë disfata kanë pësuar përfaqësuesja e Argjentinës dhe ajo e Brazilit, ndërsa ftoreve iu gëzuan Uruguaji dhe Kolumbia. Po thuajse në kohë të njëjtë kishin nisur derbit në stadiumet e njohura “Bombonera”, ku përballeshin Argjentina - Uruguaji, si dhe në “Barranquila”, ku përballeshin Kolumbia - Brazili.
Argjentinasit në terren vendas u mundën me rezultatin 2:0 dhe kjo për Messin dhe shokët e tij ishte humbja e parë pas plotë 360 ditëve. Humbjen e fundit Argjentina e kishte në botërorin e Katarit, ku u mundën nga Arabia Saudite.
Ndërsa Kolumbia, pas plotë tetë vite e gjysëm fia doli ta mund Brazilin (2:1) dhe kështu mbetet përfaqësuesja e vetme e cila në këto eliminatore për botërorin e ardhshëm nuk ka pësuar asnjë humbje. Krahas humbjes Argjentina (12 pikë) mban kryesimin e renditjes.
Brazili (7) tani ka rënë në pozitën e pestë. Uruguaji mban pozitën e dytë, dy pikë pran fqinjëve të tyre të cilët për herë të parë i fituan pas vitit 2013-të. Kolumbia, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara me 9 pikë ka dalë në pozitën e tretë.
