Botë
Zelenski: Rusia do të nisë një luftë në Ballkan, përmendet edhe Kosova
17.11.2023 13:54
Ukraina ka prova se Rusia synon të shkaktojë një luftë mes shteteve ballkanike...

Paralajmërimi erdhi dje nga presidenti, Volodimir Zelenski, i cili ngriti alarmin se pas Lindjes së Mesme, Rusia do të shpërqendrojë vëmendjen e botës, me një krizë në rajonin e Ballkanit. Zelenski pretendon se Rusia dhe aleati i tij, Irani, qëndrojnë pas ngjarjeve në Izrael.
“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi siguruar informacione nga inteligjenca. Rusia ka një plan të gjatë. Kishim fillimisht Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani.”, u shpreh Zelenski. Edhe Xhorxh Fridman, parashikues gjeopolitik i njohur ndërkombëtarisht, strateg për çështjet ndërkombëtare, themelues dhe president i "Geopolitik Fjuser” potencoi se Serbia po përgatitet për luftë dhe se e njëjta do të përhapet përtej Ballkanit. Ai thekson se dy burime në të cilat ka besim të madh i kanë thënë se Serbia po përgatitet për luftë. Serbia dhe Kosova bënë një luftë të përgjakshme në vitet 1998-1999, në të cilën ShBA-ja dhe NATO u rreshtuan në anën e Kosovës dhe bombarduan Serbinë. “Shpresoj që këto burime të jenë të gabuara, por mendoj se do të ndodhë dhe do të përhapet edhe jashtë Ballkanit,”, tha Fridman.
