Futboll
“Euro 2024” njëmbëdhjet kombëtare siguruan vizën gjermane
17.11.2023 13:38
Mbrëmjen e kaluara janë luajtur disa nga ndeshjet e raundit të tetë eliminator për “Gjermania 2024”...

Mbrëmjen e kaluara janë luajtur disa nga ndeshjet e raundit të tetë eliminator për “Gjermania 2024”, ashtu që pas këtyre 90 minutave të fundit të futbollit kemi mësuar emrat e plotë 11 përfaqësueseve që do të luajnë në evropianin e ardhshëm.
Më parë hungarezët me barazimin në Sofje 2:2 me Bullgarinë, ia dolën të marrin vizën se njëra nga dy skuadrat e para të Grupit “G”. Përfaqësuesja e dytë nga ky grup kërkohet mes Serbisë dhe Malit të Zi. Disa orë më vonë pas Hungarisë, përfaqësuesja sllovake u bë kombëtarja e 11-të e cila preu biletën për në “EURO 2024”. Sllovakët në Bratisllavë me 4:2 e mundën Islandën dhe kështu si e dyta nga grupi “J”, do të luajnë në Gjermani.
Portugalia ka dominuar në këtë grup dhe ka fituar 27 pikë. Më parë vizën për në Gjermani, e kishin siguruar:- Franca, Belgjika, Portugalia, Spanja, Skocia, Turqia, Austria si dhe Anglia nga grupi “C”, ku bën pjesë Maqedonia. “EURO 2024” nis më 14 qershor dhe përfundon më 14 korrik të vitit të ardhshëm, ndërsa vendi organizator në këtë rast Gjermania, automatkisht ka siguruar pjesëmarjen në evropian. Shorti për fazën e grupeve të Euro 2024 do të mbahet me 2 dhjetor.
