Sportet E Tjera
Fury – Usyk do të rrihen me 17 shkurt në Arabi Saudite
17.11.2023 14:26
Përballja e shumëpritur e boksit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk...

Përballja e shumëpritur e boksit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk, e cilësuar si lufta e shekullit do të mbahet më 17 shkurt në Riad. Britaniku Fury është kampion i botës në versionin ËBC, ndërsa Usyk është kampion bote në versionet ËBA, ËBO, IBF dhe IBO.
“Nuk është një garë e të folurit sepse thjesht nuk është.Wshtë një ndeshje boksi. Ka vetëm një fitues, dhe unë do të bëhem kampion i padiskutueshëm. Për ta bërë këtë, unë duhet ta mposht këtë njeri të vogël, dhe kjo është e thjeshtë. Më e lehtë të thuhet sesa të bëhet”, u shpreh Tyson Fury, kampion bote në WBC
“Kur Zoti të më japë Tysonin në duart e mia, unë do të bëj punën time. Po unë jam njeri i vogël. Do të flas në ring.”, theksoi Oleksandr Usyk, kampion bote në WBA &IBF.
“Kjo është një ngjarje historike. Tërë bota e boksit për shumë vite e ka pritur këtë ndërsa tani e kanë këtë luftë. Për herë të parë në këtë shekull, do të kemi një kampion të padiskutueshëm në peshën e rëndë”, u shpreh promovuesi i boksit Frank Warren.
Fituesi i luftës së tyre do të bëhet boksieri i parë që do të bashkojë të gjitha rripat në kategorinë e peshave të rënda pas britanikut Lennox Lewis, i cili arriti ta bëjë këtë më shumë se 20 vjet më parë. Meçi mes kwtyre dy kampionwve nw versioned he pasha tw ndryshme ishte paraparë të mbahej në dhjetor, por është shtyrë për shkurt, pas paraqitjes jo të mirë të Furyt në fund të tetorit në përballjen me yllin e MMA-t, Francis Ngannou. Fury e fitoi atw me vështirësi dhe me pikë.
