Futboll

S’ka pandemi minus tre lojtar në evropian

17.11.2023 14:28

UEFA, ka publikuar rregulloren sipas së cilës do të luhen ndeshjet e evropianit “Gjermania 2024”...

UEFA, ka publikuar rregulloren sipas së cilës do të luhen ndeshjet e evropianit “Gjermania 2024”, që nis më 14 qershor dhe përfundon më 14 korrik të vitit të ardhshëm.
 
Nëse përzgjedhësit e përfaqësueseve pjesëmarrëse në Evropianin dhe Botërorin e fundit kanë pasur 26 futbollistë në listat e tyre, në “Euro 2024”, ky numër do të zvogëlohet.
 
Numri i lojtarëve pjesëmarrës në Evropianin 2024 do të zvogëlohet në 23, në bazë të rregullores së publikuar nga UEFA. Lista e zgjeruar me 26 lojtarë ishte bërë për arsye të pandemisë së koronavirusit. Emrat finalë  të futbollistëve që do të jenë pjesëmarrës në Evropianin e ardhshëm, duhet të dorëzohen më së voni më 7 qershor.