Futboll
Goli i Mujës te kampionët zgjidhet më i bukuri i muajit
17.11.2023 14:29
Arbnor Muja, sulmuesi i Antwerp në Belgjikë vijon të bëjë mirë me ekipin e tij...

Sulmuesi anësor ka marrë një "asist" para ndeshjes me Kombëtaren kundër Moldavisë (17 nëntor ora 18:00), teksa goli kundër Shakhtar në Ligën e Kampionëve është përzgjedhur si më i bukuri i muajit tetor nga belgët.
Mujës iu deshën vetëm katër minuta lojë për të tundur rrjetë, teksa pasi shmangu mbrojtësin me një lëvizje mashtruese e ndali sferën në rrjetë.
Muja ka zhvilluar 22 ndeshje me Antëerpin këtë sezon, ku ka arritur të shënojë pesë gola dhe ka dhuruar tre asiste.
