Maqedoni

Takimi Kovaçevski – Bërnabiq, pajtim për linjë të shpejtë hekurudhore

17.11.2023 15:44

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe homologia e tij, Ana Bërnabiq...

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe homologia e tij, Ana Bërnabiq, gjykojnë se Qeveritë e dy vendeve janë thellë të orientuara që ta ngritin standardin social dhe ekonomik të qytetarëve dhe hapjen e tregut për bizneset e të dyja vendeve. Vendet e Ballkanit sipas të dy kryeministrave kanë treguar se mund të jenë bashkëpunues dhe partnerë të barabartë të BE.
 
“Kur flasim për bashkëpunimin, vërtetojmë se fokusi jonë është në Bashkimin Evropian. Të gjithë këto vende kanë një vizion qartë të definuar. Në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, ministrat e Transportit të të dyja vendeve nënshkruan memorandum për bashkëpunim për vendosjen e rrjetit të hekurudhave me performansa të larta. Ky memorandum ka të bëjë për linjën hekurudhore, e cila ka për qëllim t’i lidhë Athinën-Shkupin-Nishin-Beogradin-Zagrebin-Ljublanën dhe Salzburgun dhe një krah nga Budimpeshta. Kjo linjë do të ndërtohet 50 km në territorin e RMV-së, por ideja është që korridori 10 të lidhet me linjë të shpeshtë hekurudhore, kurse shpejtësia e kësaj linje do të jetë 160 km/h.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski. 
 
Nga ana tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tregoi shifrat e bashkëpunimit tregtar në mes të dyja vendeve dhe bëri thirrje për formim të një komisioni të përzier, që këto shifra të shkëmbimit tregtar t’i rrisim akoma.
 
“Ju bëj thirrje partnerëve tanë të RMV-së që sa më shpejtë të formojnë Komision të përzier për bashkëpunimin ekonomik. Vitin e kaluar kishim shifra rekorde të shkëmbimit të mallrave, e cila kapi shifrat e 1 miliard e 480 milion euro, apo rreth 20 për qind sesa në vitin 2021. Nëse e analizojmë periudhën prej 10 viteve të fundit, shkëmbimi tregtar në mes RS-së dhe RMV-së është rritur për 2,4 herë më shumë apo rreth 608 milion euro, në shkëmbimin tregtar që kishim prej 1 miliard e 480 milion euro. Importi ynë është rritur për 2,4 herë më shumë, ndërsa eksporti për 2,2 herë më shumë dhe ky Komision mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim.”, - theksoi kryeministri i Serbisë, Ana Bërnabiq.
 
Sipas Kovaçevskit dhe Bërnabiqit, së shpejti të dyja Qeveritë do të formojnë grupe punuese për hartimin e planit të hekurudhës. Sipas Kovaçevskit, korridori 10 dhe ndërtimi i hekurudhës do ta zhvillojë të gjithë rajonin në të gjitha aspektet e saja, dhe ta rrisim shkëmbimin tregtar edhe me vendet e BE-së.
 
Përndryshe, hekurudha Shkup-Nish do të kushtojë rreth një miliard e gjysmë euro, mjete të cilat do të merren nga Bashkimi Evropian. 
 
FITIM KRYEZIU