Maqedoni

Qëndrimet e partive për zgjedhjet, Grubi: BDI-ja, e hapur për të gjitha versionet

17.11.2023 16:06

Zgjedhjet do të jenë të përbashkëta, kurse javës tjerët do të dihet data e zgjedhjeve...

Zgjedhjet do të jenë të përbashkëta, kurse javës tjerët do të dihet data e zgjedhjeve. Këtë e njoftoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke u mbështetur në faktin se partnerët e koalicionit qeveritar, sipas tij kanë shprehur gatishmëri që të shkojnë në zgjedhje të përbashkëta.
 
VMRO-DPMNE-ja propozon që nëse zgjedhjet janë të rregullta, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me parlamentaret të mbahen më 8 maj. 
 
Mickoski: BDI-ja dhe ASh-ja inkurajuan Kovaçevskin
 
Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme propozojnë 31 marsin dhe 14 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. 
 
“Marrë parasysh gjendjen financiare është mirë që do të jenë të përbashkëta zgjedhjet, së paku nga ajo që dëgjuam, për shkak se Kovaçevski kishte nevojë që të marrë guxim nga Aliu, nga Bujari dhe Arbeni që përfundimisht ta kuptojë realitetin. E përshëndes këtë vendim të partnerëve të koalicionit të Qeverisë. Mendoj se këto ditë shumë shpejtë do të merret vesh edhe data e zgjedhjeve.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 
 
BDI-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje qofshin ato të ndara apo të përbashkëta, u shpreh zëvendëskryeministri, Artan Grubi, duke njoftuar se për BDI-në nuk është problem edhe data e mbajtjes së zgjedhjeve.
 
“BDI-ja është e gatshme që zgjedhje të kishte qysh dje, të ketë sot apo nesër. Qofshin ato të ndara apo të përbashkëta. Ashtu që çfarëdo vendimi që të merret në mënyrë konsensuale nga të gjitha partitë politike, ne jemi të gatshëm ta mbështesim.”, - theksoi zëvendëskryeministri, Artan Grubi. 
 
Megjithatë qëndrimi i partisë më të madhe të koalicionit qeveritar, LSDM, për momentin është që vendi të shkojë në zgjedhje të ndara, por janë deklaruar se janë të gatshëm për kompromis rreth datës së zgjedhjeve. Përndryshe kryeparlamentari, Talat Xhaferi, tha se nëse nuk ka marrëveshje, do t’i nënshkruajë zgjedhjet sipas afateve të parapara me ligj. 
 
ERSAN PAJAZITI