Mbledhje ministrore për planin për rritjen e BP-së, Mariçiq: Plani është ambicioz, t’i bëjmë reformat
Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor...

Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësuesit e BE-së, për herë të parë diskutojnë mbi realizimin e Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor. Për zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Bojan Mariçiq, ky plan paraqet mekanizëm më ambicioz të KE-së dhe vjen si rezultat i kërkesës sonë për t’u integruar edhe duke qenë në fazën e negociatave.
Potencon reformat e patjetërsueshme, sidomos në sundimin e ligjit.
“Për herë të parë kemi para të rezervuara në këtë mënyrë për reformat. 6 miliardë euro për tërë Ballkanin, prej të cilave gati 860 milion të disponuara për Maqedoninë e Veriut. Përforcimi i sundimit të ligjit dhe të drejtat themelore janë të patjetërsueshme në përparimin e rrugës drejt BE-së, por edhe krijimin e mjediseve të volitshme për tërheqjen e investimeve të huaja.”, - deklaroi zëvendëskryeminsitrja për Eurointegrime, Bojan Mariçiq.
Besimi: Shans për t’iu bashkuar tregut evropian
Projekti paraqet dorë të shtrirë nga BE-ja per t’ju bashkangjitur tregut evropian, tha minisitri i financave Fatmir Besimi, i cili shpreson se në 10 vitet e ardhshme të dyfishohen të hyrat për kokë banori, por shton se plani përfshin qëllime të qarta që duhet jetësuar përmes agjendës reformuese.
“Plani do të ofrojë një përshpejtim të rritjes ekonomike të dyfishuar për 10 vitet e ardhshme për tërë rajonin, por edhe më shumë se ajo, do të mundësojë përshpejtim të integrimit në BE dhe sjelljen e vlerave të BE-së këtu, me atë që ka parime sa i përket bashkëpunimit në rajon, integrimit në tregun evropian dhe reformave fundamentale dhe me një mundësi të financimit të rritjes ekonomike për gjithë rajonin.”, - theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Kopman: Mjetet i merrni, me kusht, reformat
Sipas autoriteteve evropiane, ky plan në rastin tonë nuk është i kushtëzuar nga ndryshimet kushtetuese, por nga realizimi i reformave.
“Ky plan nuk është i kushtëzuar me ndryshimet kushtetuese, por të jemi të qartë: Reformat janë bazike për planin për rritje dhe që t’i merrni paratë, reformat duhet të jenë prezent. Mjetet shpërndahen nëse impelementohen reformat.”, - u shpreh drejtori i Drejtorisë për zgjerim, Jan Kopman.
2 miliardë prej 6 miliardë euro vijnë në formë grantesh, ndërkaq 4 miliardë të tjera do të shfrytëzohen si hua me kushte të volitshme për afat të gjatë, ndërkaq si kriter kryesor për shpërndarjen e saktë të mjeteve për 6 vendet e rajonit do të merret zhvillimi i bruto prodhimit të brendshëm. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
