Forca e shtatë kundër vendimit të Gjykatës Civile: Gjykata nuk vendos se kush do të jetë gazetar
Gjykata nuk ka të drejtë të përcaktojë...

“E drejta e qytetarëve para interesave të pushtetarëve”, ishte motoja e protestës së forcës së shtatë para Gjykatës Civile në Shkup. Gazetarët ngritën zërin kundër, siç thanë, gjykimit të turpshëm në rastin kundër IRL-së, me të cilin gjykata nisi vlerësimin se kush është gazetar e kush jo.
Gjykata nuk ka të drejtë të përcaktojë se cilat media online dhe organizata të shoqërisë civile lejohen të angazhohen në gazetari.
“Më shumë mirëkuptim dhe seriozitet, vigjilencë në proceset dhe paditë gjyqësore ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias në vend. Me shumë seriozitet të merren parasysh vendimet e Këshillit për Etikë në mediat e Maqedonisë, si dhe vendimet e Këshillit të Nderit në drejtim të besueshmërisë dhe integritetit të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik në Maqedoninë e Veriut.”, - deklaroi Biljana Nasteska Kallanoska nga ShGM-ja.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se qeveria është plotësisht e përkushtuar për të mbrojtur lirinë e mediave.
Ai tha se është një e drejtë legjitime për gazetarët që të protestojnë, sidomos kur ndihen të kërcënuar dhe se Qeveria mund të ndihmojë në ndryshime ligjore shtesë për mbrojtjen e gazetarëve.
“Qeveria nuk ka ndërmend të rregullojë se kush është gazetar e kush jo, kjo i është lënë krejtësisht profesionit të gazetarit dhe mendoj se profesioni i gazetarit duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të forcuar vetërregullimin për të mbrojtur profesionin e vet, pra do të ndihmojë edhe Qeveria. Qeveria është plotësisht e përgatitur nëse gazetarët, shoqatat e tyre konsiderojnë se nevojitet një lloj ndryshimi ligjor shtesë për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve dhe liritë e medias dhe që gazetarët të ndihen më të mbrojtur, Qeveria është e gatshme ta dëgjojë dhe ta diskutojë dhe natyrisht për të propozuar ndryshime të tilla të përshtatshme legjislative.”, - theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Mariçiq shtoi se aktgjykimi konkret që u vlerësua si skandaloze mund të anulohet vetëm me një vendim tjetër të një gjykate më të lartë. (Sedat Selimi, TVM2)
