Punonjësit e shëndetësisë në protestë, kërkojnë rritje të pagave dhe status

17.11.2023 17:57

Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë....

Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë përmes protestës ritheksoi edhe një herë kërkesat e saja për rritjen e pagave për 30%, marrëveshje të re kolektive, eksperiencë përfituese në punë, rritje të shtesës infektive nga 4%, si dhe rregullim të statusit të punonjësve të përkohshëm.

Edhe përkundër presioneve ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, kërkojnë takim me autoritetet shëndetësore.

“Dua t’i inkurajoj të gjithë të punësuarit të mos bien pre e presioneve, askush nuk mundet të na bëjë keq, më keq se kaq nuk mund të jetë. Sikur edhe ta largojnë dikë nga puna do t’i bëjnë nder, të shkojë të marrë pagë më të lartë në ndonjë tjetër vend pune. Kjo është për të ardhur keq, ne duam të jemi këtu dhe të punojmë, por kërkojmë kushte. Mos na detyroni ta ndryshojmë profesionin dhe të punojmë diçka tjetër, kur jemi të kualifikuar për këtë.”, - deklaroi Kristina Olevska nga Sindikata e pavarur në shëndetësi.

Protestë kishte në rreth 30 institucione shëndetësore në vend. Për shkak të statusit të pazgjidhur, një pjesë e punonjësve të shëndetësisë po braktisin punën dhe me këtë rritet mungesa e kuadrit.

“Jemi me marrëveshje në vepër për 5 vjet, nuk kemi sigurim shëndetësor, pensional, nuk kemi as të drejtë për pushim mjekësor e as për pushim vjetor. Praktikisht nuk kemi asnjë të drejtë. Ne i lusim të na punësojnë pasi nuk mundet që të punojnë kuadro të patrajnuar, ne jemi të trajnuar dhe japim gjithçka nga vetja. Shpresoj se do të gjejnë një zgjidhje për të në futur në sistem, ashtu siç meritojmë. Pagën e kam 20 mijë denarë, prej të cilave 1,800 denarë i paguaj kontributet për sigurim shëndetësor.”, - theksoi motra medicinave, Biljana Xholeva.

“Kur ishte më vështirë gjatë krizës me Kovid 19, këta të rinj ishin në radhë të parë dhe ndihmuan, nevojitet që shteti t’u falënderojë më atë që t’i transformojë në vendet e tyre të punës.”, - u shpreh Bobi Bojçevski nga Sindikata e pavarur në shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, theksoi se do të ketë bashkëpunim me sindikatat për rritje të tjera të pagave të punonjësve shëndetësore.

“Brenda gjashtë muajve, kur unë jam ministër, u bë rritje 2 herë e pagave të punëtorëve shëndetësorë. Nëse me pyesni mua si ministër, por edhe si mjek, se ashtu ndjehem më shumë, se a është e mjaftueshme, them se nuk është e mjaftueshme, por ne do të bëjmë çmos që edhe në të ardhmen bashkërisht me sindikatat që punonjësit shëndetësorë gjithmonë të marrin atë që bëjnë dhe atë që meritojnë.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Punëtorët shëndetësorë alarmuan se në qoftë se nuk ftohen nga udhëheqësit shëndetësorë në biseda dhe negociata për përmbushjen e kërkesave të tyre, paralajmëruan protestë të re, kësaj radhe para Ministrisë së Shëndetësisë dhe marsh protestues drejt Qeverisë. (Florije Kamberi, TVM2)