Maqedoni
Parashikimi i motit
18.11.2023 11:11
Fundjava do të shoqërohet me ulje temperaturash....

Fundjava do të shoqërohet me ulje temperaturash. Në zonat malore termometri pritet të shkojë deri në minus 1 gradë celsius. Do të fryjë një erë e fortë deri në 80 kilometra në orë nga pjesa veriperëndimore e vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1°C deri 7°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 3°C deri 12°C.
Edhe në Shkup, moti do të jetë me vranësira të pjesshme me erë të fortë nga veriu. Temperaturat do të lëvizin prej 1°C deri në 9°C.
Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm, me temperaturat të ulëta të mëngjesit, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje.
