“Euro 2024”, Maqedonia e Veriut mundet nga Italia

18.11.2023 11:44

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, në përballjen me kampionin aktual evropian Italinë...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, në përballjen me kampionin aktual evropian Italinë, ka pësuar jë disfatë të thellë 5:2. Krahas faktit se ambicjet ishin për shënuar një rezultat pozitiv ajo nuk ndodhi në Romë, pasi të përzgjedhurit e trajnerit Milevski ishin shum larg asaj. Djemtë e Spallettit shënuan tre herë në pjesën e parë me Darmian dhe dopietën e Chiesa. Në fraksionin e dytë futbollistët e përfaqësueses së vendit u zgjuan dhe gjetën dy herë rrjetën italiane me Atanasov në minutat 52 dhe 74, për të trembur të kaltrit. Më pas Italia, morri nën kontroll lojën dhe ia doli të shënojë me Raspadorin dhe El Shaaraëy në fundin e lojës. Trajneri Bllagoja Milevski, pas ndeshjes shprehu pakënaqësinë e tij nga rezultati dhe loja e treguar.
 
“Kur do të pranosh katër nga peë golat nga ndërprerjet, do të thotë se nuk ke qenë i përqëndruar. Në pjesën e para luajtëm nuk luajtëm ashtu siç deshëm. Në fraksionin e dytë, luajtëm mjaft mirë. Nuk ia dolëm të barazonim, ndërsa ajo që e hapëm lojën na kushtoi edhe dy gola. Nuk jam i kënaqur nga mënyra se si luajtëm në pjesën e parë, por edhe nga rezultati.”, tha Bllagoja Milevski, Trajner i Maqedonisë së Veriut.
 
Me 13 pikë, Italia mban vendin e dytë me pikë të barabarta sa Ukraina, teksa dy skuadrat përballen mes tyre në ndeshjen e fundit që është një finale. Me Anglinë të kualifikuar në grupin C, Italia dhe Ukraina do diskutojnë biletën e Euro 2024.