Danimarka ka marrë të drejtën për të shkuar në fazën finale
18.11.2023 11:52
Europiani 2024 ka zhvilluar ndeshjet e radhës në grupe....

Europiani 2024 ka zhvilluar ndeshjet e radhës në grupe. Pas paraqitjeve të mbrëmjes së kaluar, përpos Shqipërisë edhe Danimarka ka marrë të drejtën për të shkuar në fazën finale.
Në grupin “H” Danimarka fitoi 2-1 me Slloveninë dhe merr një biletë për në Gjermani, duke u bërë përfaqësuesja e 13-të e cila ka siguruar kualifikimin në “EURO 2024”. Si kryesuese e grupit me 22 pikë dhe Kazakistani që është i treti me katër pikë më pas me një ndeshje të mbetur, danezët kalojnë më tej. Sllovenia dhe Kazakistani në ndeshjen e planifikuar të luhet në Lubljanë direkt do të vendosin se cila do të sigurojë pjesëmarrjen në evropianin e ardhshëm. Sllovenët me 19 pikë mbajnë pozitën e dytë në grup.
Në grupin C, Italia mundi 5-2 Maqedoninë e Veriut mban vendin e dytë me pikë të barabarta sa Ukraina, teksa dy skuadrat përballen mes tyre në ndeshjen e fundit që është një finale. Me Anglinë të kualifikuar në grupin C, Italia dhe Ukraina do diskutojnë biletën e Euro 2024.
Në grupin E, Çekia dhe Polonia barazuan 1-1, duke i bërë një nder Shqipërisë, që edhe me një pikë të hënën kundër Ishujve Faroe do mbante vendin e parë në grup. Polonia "lan duart" nga Euro 2024 nëpërmjet grupeve dhe shpreson te play-off i Ligës së Kombeve. Nga ana tjetër, Çekia dhe Moldavia kanë një finale të hënën, për të mësuar se cili ekip do ndjek Shqipërinë në Gjermani nga ky grup.
