Eliminatoret, Shqipëria në “Euro 2024″
18.11.2023 12:00
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka prerë biletën për “Gjermania 2024”...

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka prerë biletën për “Gjermania 2024”. Shqipëria në ndeshjen e parafundit të kësaj fushate eliminatore ne transfertën e Moldavisë, ka luajtur 1:1 dhe në këtë mënyrë e fitoi pikën e dëshiruar e cila iu siguruoi një vend në mesin e 24 kombëtareve më të mira në kontinetin e vjetër. Në ndeshjen e fundit në Tiranë, kombëtarja shqiptare do të përballet me Ishujt e Faroe dhe do orvatet të shënojë fitore e cila do tju sigronte privlegje të vogla në shortin e 2 dhjetorit.
“Jam shumë i lumtur për këtë ëndër. Kjo është një ëndër shumë e madhe që është realizuar. Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Të fitoshë Ligën e kampionëve është kënaqësi fantastike si futbollist diçka e pabesueshme, por të shkosh si trajner i Shqipërisë në finalet e një evropiani si Gjermania 2024, është vërtëtë po aq e pabesueshme dhe po aq fantastike.”, tha Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.
Katër lojtarët shkojnë në europian për herë të dytë
Interesant është fakti se janë katër lojtarë të Kombëtares që kualifikohen për herë të dytë në Euro. Etrit Berisha, Elsi Hysaj, Berat Gjimshiti dhe Sokol Cikalleshi (të katërt titullar sot) e kanë shijuar suksesin edhe në 2016, teksa janë ende me ekipin. Për t'u përmendur është fakti se me De Biasin në stol, Gjimshiti nuk ishte pjesë e finaleve të "Francë 2016", duke u lënë jashtë ekipit, ndërsa sot është kapiten.
Kombinimi braziliano – argjentinas formula e suksesit
Kombëtarja shqiptare në shtatë ndeshjet eliminatore ishte mjaft dominuese. Kjo ia doli të shënojë katër fitore, dy barazime dhe një humbje me një golaverazh 12:4 që do të thotë plues 8 gola. Dy herë barazoi në transfertë me Çekinë dhe Moldavinë, ndërsa humbi vetëm përballjen me polakët po në transfertë. Ajo dominoi plotësisht në shtëpi pa asnjë humbje. Për kombëtaren shqiptare do të jetë ky evropiani i dytë që do mer pjesë pas atij të 2016 në Francë.
Si biletë fituese e kombëtares shqiptare duket se ishte angazhimi i brazilianit Sylvinho, para nisjes së fushatës eliminatore. Ish futbollistit të Arenalit dhe Barcelonës, në pankinë po I ndihmon legjenda e Manchester City, argjentinasi Pablo Zabaleta. Këta të dy si staf teknik nuk do thyejnë rekordin e De Biasit, sa ju përket pikëve të fituara në një fushatë eliminatore. Megjithatë në 90 minuta para mbylljes së eliminatoreve për “EURO 2024”, kombëtaren shqiptare e dëguan në evropian.
