Maqedoni
Shkup, Parlamenti Global i Kryetarëve të Komunave
18.11.2023 13:03
Në Shkup mbërritën kryetarët e komunave nga 5 kontinente, të cilët mbajtën seancën e Bordit Drejtues...

Në Shkup mbërritën kryetarët e komunave nga 5 kontinente, të cilët mbajtën seancën e Bordit Drejtues të Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave për të arritur në konkluzione strategjike para fillimit të samitit vjetor. Duke shkëmbyer përvojat ndërkombëtare, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe projektet e përbashkëta. Kryetarët e komunave, përmes platformës globale të Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive, kontribuojnë në tejkalimin e sfidave dhe përmirësimin e shërbimeve në nivel lokal në interes të qytetarëve. Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska në fjalimin e sajë potencoi se në këtë parlament Global, shkëmbehet ide me mundësi të ndryshme të bashkëpunimit.
“Parlamenti Global I Kryetarëve rë Komuave është një shembull I mirë I diskutimit dhe shtjellimit të mundësive të bashkëpunimit. Këtë mundësi që ka Shkupi tani që të jenë nikoqir I gjithë këtyre Kryetarëve të Komunave nga e gjithë bota, tregon se është për vendin tonë një mundësi e pa përsëritur. Sigurishtë se theks I kësaj është harrtimi I politikave më të mira, të cilat do të sjellin bedefite për qytetarët tanë. Mundësia është e mirë që të gjithë këtu të mësojmë njëri nga tjetri, ku edhe me pak mjete mud të bëhen politika të mira.”, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Këtë vit, Samiti i Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave, i organizuar nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska e cila e ndau Çmimin prestigjioz të Qyteteve Globale "Benjamin Barber" kryetarit Rohay Malik Lowe nga komuna Banjul të Gambisë.
FITIM KRYEZIU
