Maqedoni
Osmani: BDI dhe LSDM po diskutojnë datën e zgjedhjeve
18.11.2023 13:54
Kryeminsitër shqiptar të propozuar nga BDI në 100 ditët e fundit të qeverisë....

Kryeminsitër shqiptar të propozuar nga BDI në 100 ditët e fundit të qeverisë do të ketë dhe për këtë nuk ka hapësirë për të biseduar, deklaroi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, i cili tha se ende nuk është vendosur për emrin konkret se kush do ta marr këtë post. Ai njëherit bëri të ditur se BDI dhe LSDM po shqyrtojnë datën e zgjedhjeve, përkatësisht nëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen së bashku me ato presidenciale.
“Tani jemi në fazën e përcaktimit të datës së zgjedhjeve edhe atë se a do të jenë bashk apo do të jenë të ndara dhe takimet e fundit që janë bërë me LSDM-në ekskluzivisht janë fokusuar në këtë temë, duhet të jenë të ndara apo duhet të jenë bashk. Ne jemi për të gjitha opsionet, ne qëndrojmë aq mirë për momentin në të gjitha anketimet e brendshme, ne do të mbështesin çfarëdo zgjedhje që do të përcaktojnë të tjerët.”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
VMRO-DPMNE: Zgjehdjet e përbashkëta zgjidhja më e mirë
Në pritje të konsultimeve të LSDM-së me partnerët e koalicionit, VMRO-DPMNE përsërit qëndrimin se zgjedhjet e përbashkëta do të ishin zgjidhja më e mirë.
“Zgjedhjet e përbashkëta ne themi se janë zgjidhje më e mirë para së gjithash për shkak të shkurtimit të harxhimeve, shkurtimin e kohës kur shteti do të jetë i ngrirë nga aktivitetet e rregullta, formim më të shpejtë të qeverisë së re dhe zgjedhje të sigurt të presidentit të shtetit që do të mundësojë funksionim normal të institucioneve.”, tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
Pendarovski: Pritet dakordim për zgjehdje të përbashkëta
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pret që ditëve në vijim pushteti dhe opozita të dakordohen për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën ditë.
“Atë që un e dëgjoj dhe e di mendoj se ngadalë qëndrimet e pushtetit dhe opozitës po afrohen dhe mesiguri ditëve në vijim do të ketë njoftim për arritje të marrëveshjes për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën periudhë kohore.”, tha presidnet i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Mandati i presidentit aktual përfundon më 12 maj 2024, prandaj Pendarovski thot se do të vendosë nëse do të garojë për mandat të dytë pas vitit të ri.
ARDITA RAMADANI
