Maqedoni

Përgatitjet e samitit të OSBE-së drejt fundit, Osmani: Ardhja e Llavrov dihet javën tjetër

18.11.2023 14:15

Përgatitjet teknike për mbajten e këshillit ministror të OSBE-së i cili pritet të mbledh 76 delegacione...

Përgatitjet teknike për mbajten e këshillit ministror të OSBE-së i cili pritet të mbledh 76 delegacione dhe mbi 1000 pjesëmarrës, janë kah fundi, por akoma nuk dihet saktë nëse ministri i jashtëm rus Llavrov do të merr pjesë, e që nga pjesëmarrja e 57 përfaqësuesve të vendeve anëtare varet e ardhmja e OSBE-së, nësë do të shuhet apo jo, thoë kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.  Ndërkaq për sekretartin amerikan Blinken, Osmani thotë se tani për tani, informacionet pohojnë ardhjen e tij në samit.
 
“Për mua është e rëndësishme që të gjithë të jemi këtu në Shkup dhe po bëjmë përpjekje që ajo të ndodhë, mirëpo do varet edhe prej shumë çështjeve logjistike, ligjore e kështu me rradhë,  prandaj  është herët për të konfirmuar  një qëndrim se a do jetë apo nuk do jetë. Besoj në javën e ardhshme do jetë më e qartësuar kurse për sekretarin Blinken  ajo që thash paraprakisht, nuk kam indikacione nëse nuk do vjen. Deri tani të gjitha indikacionet janë se do jetë në Shkup dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme.”, tha Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së.
 
Kryesimi me OSBE-në, promovohet pulla postare, Osmani: Dëshmi e angazhimit tonë njëvjeçar
 
Këto komente Osmani i bëri në promovimin e pullës speciale postare me rastin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në. 
 
“Pulla postare që do të promovojmë sot do të jetë ekzemplari i rrallë në koleskionet filatelike në mbarë botën, por do të mbetet edhe një dëshmi e një kohe dhe të kësaj arritjeje të shtetit në nivel ndërkombëtar.”, tha Osmani.
 
Abazi: Pulla përçon mesazh ndërkombëtar
 
Për drejtoreshën e postave të vendit Bujare Abazi promovimi i pullës nderon kryesimin e vendit me OSBE-në për qëllimin dhe moton e saj.
 
“Gëzohem që posta e RMV-së përmes kësaj pulle postare, jo vetëm që përfaqëson vendin, por dërgon një mesazh të fuqishëm se njerëzit në zonat e prekura nuk harrohen.”, tha Bujare Abazi, drejtoreshë e postave të RMV-së.
 
Autor i kësaj pulle postare është Aleksandar Josifovski. E shtypur në tirazhë prej 2000 kopjesh dhe me vlerë nominale prej 100 denarësh.
 
NERMIN MULAKI