Maqedoni
Integrimi, Pendarovski: Samiti i dhjetotrit, s'do ketë lajm pozitiv për ne
18.11.2023 14:39
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i pashpresë për vendim pozitiv në samitin e dhjetorit të Këshillit Evropian...

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i pashpresë për vendim pozitiv në samitin e dhjetorit të Këshillit Evropian, që rrjedhimisht nënkupton hapjen e bisedimeve reale me Unionin. Nuk kemi pse të presim vendim pozitiv kur nuk e kemi plotësuar kushtin e ndryshimeve kushtetuese që përfshihet në kornizën negociuese, thotë Pendarovski, i cili fajin ia adreson bllokut opozitar.
“Rezultati i samitit të dhjetorit është i qartë se si do të jetë, për faktin se parakushtin e kemi në kornizën negociuese, të cilin nuk mund ta plotësojmë, dhe kjo shihet. Këtë e kam thënë qysh para një vitit e gjysmë, sepse realitetet politike në shtet janë të tilla. Për fat të keq për shkak të qëndrimin kokëfortë të opozitës nuk u ndryshua asgjë në atë drejtim dhe dihet se në samitin e dhjetorit nuk do të ketë vendim pozitiv për ne, në kuptimin e përcaktimit të kohës për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me të cilën do të mund të vazhdonim me bisedimet.”, tha president i shtetit, Stevo Pendarovski.
Osmani: Do të përpiqemi deri në fund, opozita t'ia mendojë
Ndërkohë ministri i jashtëm Osmani thotë se nuk do të zhvendoset nga angazhimi i tij deri në momentin e fundit. Shpreson se mrekullia mund të ndodhë deri në fund të vitit nëse politika bën ndonjë kthesë për të mirë. Ata që e vunë në bixoz të ardhmen evropaine të vendit, do t'i mësojë i tërë opinioni, thotë Osmani.
“Historia do t'i dënojë ata njerëz që e lëshojnë shancën dhe e vënë në bixhoz këtë shancë historike para së cilës ndodhemi. Ne do të luftojmë deri në fund që të mund të bëjmë një hap. Nuk mund prej tash të them se ky proces nuk do të ketë sukses. Në politikë një muaj e gjysmë është periudhë e gjatë ku mund të bëhen edhe çështje të mëdhaja.”, tha ministër i jashtëmi, Bujar Osmani.
Ndërkohë, javën që lam pas, vendin tonë e vizituan një numër diplomatësh, minstrash të vendve evropiane, të cilët kërkojnë nga Unioni që të vazhdojë me politikën e zgjerimit, duke filluar pikërisht nga Maqedonia e Veriut.
NERMIN MULAKI
