Kulturë
ITShKSh vazhdon aktivitetet për Ditën e Alfabetit
18.11.2023 15:03
Në vazhdën e edicionit të pestë të ditëve të Alfabetit Instituti i Trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup...

Në vazhdën e edicionit të pestë të ditëve të Alfabetit Instituti i Trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup përuroi librin “Zhvillimet-Kulturore-Historike te shqiptarët në Maqedoni, gjatë shekujve XIX-XX” me autor Skender Asani, Sevdail Demiri, Besnik Ameti, Emin Azemi dhe Sali Islami.
“Është një hap shum i madh që aritëm ta kapitulizojmë proektin e parë institucional të këtij libri të këtij proekti që ministria e arsimit e mbështeti dhe do të jetë edhe reflektim për tekstet mësimore se si duhet shkruhen dhe çka duhet të përmbajn se pa botimet e këtij institucioni shkencor nuk mund edhe të rishkruhen apo të përmirsohen gabimet edhe në tekstet mësimore.”, tha Skender Asani, autor.
Në përurim të librit që flet për dy shekuj shumë domethënës jo vetëm për poullin shqiptar por edhe për poujt tjer ishte i pranishëm edhe zëvëndës ministri i arsimit Agim Nuhiu.
“Në vitin 2021 ministria e arsimit rifilloi financmin e proekteve afatgjata hulumtuse të gjitha instituteve shkencore publike në vënd. Me gadishmerinë që ne kemi si mistri e arsmit dhe shkencës për të mbështetur institucionalisht veporimtarit kërkimore shkencore të institutit dhe të subjekteve tjera akademike dhe shkencore për të shkruar historinë e shqiptarëve me të gjitha komponentat që mendohet që nuk do të jenë përjashtuse mes veti por përkerkundrzi komplomentare.”, tha zëvëndës ministri i arsimit Agim Nuhiu.
Për librin folën edhe prof.dr Zekirija Idrizi dhe prof dr, Sefer Tahiri.
“Ky proekt është një hulumtim kompleks shkencor që ka për qëllim të studion të kaluaren e fundit dyshekullore që jetojnë në trevat e sotme të Maqedonisë së Veriut ku autorët e kësaj vepre autorët janë mbështetur në nje biblografi të gjerë shqiptare dhe të huaj lirisht mund te thuhet se ky libër është një enciklopedi në vete.”, tha Zekirija Idrizi, proifesor.dr, referues i librit.
“Ky botim është një thesar i çmuar o hiseografis shqiptare, një botim i cili brenda faqeve të veta perfshin memorjen kolektive të shqiptareve, një vepër e cila vetvetiu posedon vlere historike por në veçanti vlera e botimit është se hap pistat e hulumtimeve shkencore të së kaluarës shqiptare në dekadat e përgjakshme por edhe në dekada e refuzimit të plotë dhe pahamendje të refuzimit të identitetit kolektiv.”, tha Sefer Tahiri, recenzent.
Rrjedha e ditëve të alfabetit nga Instituti Trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Shqiptarëve vazhdon edhe me 20 nëntor me tre proektet madheshtore në albanologji (historia e shqiptareve fjalori i madh i shqipes dhe enciklopedia shqiptare).
ARDITA RAMADANI