Maqedoni

Kasami: Do të legalizohen objektet fetare

18.11.2023 15:29

Me planin urbanisitik për Kodrën e Diellit parashihen edhe objektet fetare si kisha dhe xhamia...

Me planin urbanisitik për Kodrën e Diellit parashihen edhe objektet fetare si kisha dhe xhamia, ka deklaruar kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. I pyetur se a do të legalizohen këto objekte fetar bashkë edhe me kryqin, Kasami tha se si objekte fetar do të legalizohen në tërsi.
 
“Në planin urbanisitik janë të parapar, objektet ferar kisha dhe xhamia, dhe besoj se do të rregullohet çështja sa ka të bëjë me legalizimin e këtyre objekteve fetare. Flas për objekte fetare të kishës dhe të gjitha objeteve të cilat janë përcjellëse të kishës dhe objekte fetare të kultit ortodoks, dhe xhamin me të gjitha objektet si tërsi e një objekti fetar të muslimanve.”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Kryqi në Kodrën e Diellit, Osmani: Pjesë e lojës së VMRO-së dhe Besës
 
Kanë reaguar edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani e quan vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit lojë parazgjedhore mes Lëvizjes Besa dhe VMRO-DPMNE-së. 
 
“Mendoj se është pjesë e lojës parazgejdhore mesiguri e dakorduar mes forcave nacionaliste të cilat tentojnë që emocionet fetare ti keqpërdorin në një garë parazgejdhore që duhet të jetë garë për jetë më të mirë. Ata në mungesë të programeve të tilla, në mugesë të forces dhe kapacitetit që të garojnë në temën e politikave sociale, politikave ekonomike dhe BE-në tër fushatën e kufizojnë në disa tema që bazohen në tensione ndëretnike dhe ndërfetare.”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.
 
Ndërkaq, Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, në profilin e tij në Facebook ka paralajmëroj faktorët politikë shqiptarë në vend që të mos përmendin fjalët “heqje” apo “rrënim” në të njëjtën fjali me kryqin e Kodrës së Diellit. Ai kërcënon se me disa shokë të tij të vitit 2001 do të organizojë mbrojtjen e kriqit në Kodrën e Diellit.
 
VISAR SADIKI