Botë
Gaza, shumica e spitaleve janë mbyllur
18.11.2023 16:16
Ushtria izraelite ka dekalruar se trupat e saj do të avancojnë kudo që gjendet Hamasi...

Ushtria izraelite ka dekalruar se trupat e saj do të avancojnë kudo që gjendet Hamasi, ndërsa vlerëson se një ofensivë në jug të Gazës mund të jetë e pashmangshme.
Udhëheqësit izraelitë kanë deklaruar se pjesa veriore e Gazës, përfshirë qytetin e Gazës, tani është nën kontrollin e Izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ofruar pak informacion në lidhje me planin e tij të operacionit pas-ushtarak për Gazën. Ndërkohë, më shumë karburant u lejua në Gaza të premten pasi sistemet e ujit dhe kanalizimit janë në prag të kolapsit, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit. Mungesa e karburantit ka ndikuar edhe në gjendjen e rëndë në spitale, ku mjekët thanë se pacientët e kujdesit intensiv kanë vdekur dhe operacionet janë ndërprerë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Shumica e spitaleve dhe klinikave mjekësore të Gazës janë mbyllur për shkak të dëmtimeve nga bombardimet izraelite ose mungesës së karburantit, tha ministria e shëndetësisë e Autoritetit Palestinez, duke cituar burime mjekësore nga enklava e kontrolluar nga Hamasi. OKB-ja po i bën thirrje Izraelit të lejojë akses për të hetuar pretendimet në lidhje me spitalin Al-Shifa. Një zyrtar i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë përdorimin e ujit si "armë lufte" në Gaza.
