Ekonomi
Baush: Paratë të shkojne aty ku ka nevojë
18.11.2023 16:39
Gjatë muajit nëntor priten të bëhen publike masat anti krizë në të cilat do të përfshihen kategoritë më të rezikuara...

Gjatë muajit nëntor priten të bëhen publike masat anti krizë në të cilat do të përfshihen kategoritë më të rezikuara të qyetarëve si ato me pensione të ulta, ndihmë sociale, prindërit vetushqyes dhe të tjerë. Për këto masa qeveria ka planifikuar të shpenzojë rreth 4,6 miliard denarë deri në fund të vitit. Sipas profesorit Abil Baush në kohë krizash është mirë që të ju dilet në ndihmë kategorive më të rezikuara qytatarëvë por paratë është mirë që të shkojnë aty ku ka më së tepermi nevojë.
“Politikat sociale duhet të jenë konkrete dhe nuk është me rëndësi sa para do të ndani por sa impakti do të jetë në ato familje. Shumica e tyre ndoshta edhe nuk kanë kulm mbi kokë, a do të duhet që këta njerëz të strehoen, të ushqehen apo të punësohen pse jo edhe të ju mundësohen disa shërbine ti kenë edhe pa të holla si pjesa e transportit dhe pjesa e shëndëtësi.”, tha ekperti ekonomik, Abil Baush.
Zeqiri: Të ulen tarifat dogonore dhe TVSh-ja
Nga sektori i biznesit kërkojnë që në rast se nuk përfshihen në këto masa së paku të ulen tarifat doganore për disa produkte si dhe të ulet TVSh-ja tek bizneset.
“Nëse nuk ka ndihma dhe pako të cilat kanë implikime buxhetore dhe likuide vlersojmë që biznesi së paku të ndihmohet në periudhën që vjen me iniciativa të ndryshme pra me ulje të tarifave doganare të disa produkteve që importojmë, me ulje të TVSh-së për shkak se është duke ndikuar negativisht sidomos masa e fundit e rritjes së TVSh-së tek bizneset.”, tha drejtori ekzekutiv në OEMVP-në, Durim Zeqiri.
Ministri i Financave Fatmir Besimi dit më parë për TVM2 deklaroi se përveç kategorive më të rezikuara të qytetarëve në masat anti krizë do të përfshihet edhe sektori i biznesit nëpërmjet linjave të ndryshme dhe kredive në Bankën Zhvillimore, Banka Europiane Investuese dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës.
GAZMEND KURTISHI
