Maqedoni

Ndërtimet e reja në Shkup, Miku: Ligjigji parasheh hapsira të gjelbërta e pakingje

18.11.2023 17:05

Në kryeqendrën e vendit në ndërtim e sipër janë objekte të shumta banimi...

Në kryeqendrën e vendit në ndërtim e sipër janë objekte të shumta banimi. Duke marr parasyshë se Shkupi është një nga qytetet me ndotje të lartë të ajrit, si dhe shkupjanët përballen me mungesë të parkingjeve, lind pyetja sa mbahet llogari për këtë, gjatë dhënies së lejeve të reja për ndërtim?
 
Ligji parasheh qartë se sa hapsira të gjelbërta dhe parkingje duhet të ketë një objekt, thot arkitekti Amir Miku, ndërsa për atë se sa janë të qëndrueshme objektet ndaj tërmeteve vlersimin e jep instituti seizmologjik. 
 
“Plani urbanstik  për ne është kushtetut dhe në bazë të parametrave të planit urbanistik bëjmë projektimin dhe matjet për të marrë leje dhe realizim duhet marrë leje. Në ligj është e cekun sakt se për objekte komerciale sa parkingje duhet dhe për objekte për banim sa duhet të ketë. Jemi të obliguar që projektin e statikes ta dërgojme ne institutin seizmologjik, pa pëlqim pozitiv të tyrenuk ka leje ndërtimi.”, u shpreh arkitekti Amir Miku. 
 
Hasani: Ndërtojmë me matriale cilësore
 
Afarsiti Selim Hasani thotë se objektet që ndërtojnë janë në përputhje me standardet e ndërtimit, duke përfshirë edhe përdorimin e matrialeve cilësore. Nga 60 përqind e shitjeve 40 përqind thotë se janë me kredi, derisa pjesen tjetër e blejnë mërgimtarët.
 
“Materialet janë të definuara që nga faza e projektimit se me cfar materialesh do të punohet. Nëbazë të ligjeve në fuqi të urbanizmit parashifet gjelbrim i nevojshem ne baz të sipërfaqeve të ndërtimit. Nëse bëjmë një pasqyrë të shitjeve diku 60 përqind janë banorë locale që blejnë dhe nëpërmjet kredive, 40 përqind janë me kredi 20 përqind janë me para kesh.”, tha Salim Hasani, ndërtues.
 
Ekspertët: Po ngulfatet qendra e Shkupit
 
Profesori universitar Zekirija Idrizi thotë se pas tërmetit katastofal të vitit 1963 standardet e ndërtimit dukshëm janë respektuar por sipas tij ndërtimet e reja po e ngulfasin qendrën e qytetit, duke mos u respektuar as planet urbanistike. Ai thot se në kryeqendrën e vendit ndërtohet edhe pa leje. 
 
“Kontrolli mungon nuk është I nivelit të duhur ,janë më aktiv nëpjësën e dhënies sëlejes së ndërtimit por jo në teren. Ndërtuesit ballafaqohen nëpjesën e vonimit dhe stërzgjatjen e procedures e dhënies sëlejeve të ndërtimit. Tash kontrollet më shumë të institucioneve komunale kanë qenë në fushën se sa respektohen masat që ndermeren për puntorët e angazhuar se a janë të paraqitur dhe masa vtembrojtese. Ka në Shkup ndërtime pa leje dhe jashtë planit urbanistik dhe disa herë është bër orvatje për ndryshim plani dhe prurje të ligjeve për legalizim të objekteve pa leje ndërtimi. Rritja e dendesisn se ndertimit mund të ndikon ne rritjen e dëmeve material dhe në humbje jetesh.”, tha profesori universitar Zekirija Idrizi.
 
Sektori i ndërtimtarisë ka shënuar rritje në kuartalin e parë, por në kuartalin e dytë ka pasur rënie dreastike thonë të dhënat e qeverisë. Shkaktar për këtë rënie është mungesa e fuqisë puntore dhe kushtet infrastrukturore, megjithse në nivel vendi paga minimale në sektorin e ndërtimtarisë është më e larta krahasuar me sektorët e tjerë. 
 
FITORE DEMOLLI