Botë

Sholz fton Putinin: Ushtria ruse të tërhiqet nga Ukraina

18.11.2023 17:33

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndërmarrë hapin e parë drejt një zgjidhjeje paqësore në konfliktin në Ukrainë.
 
“Ai duhet të tërheqë trupat”, tha Scholz gjatë një vizite në Nuthetal të Gjermanisë më 18 nëntor. Megjithatë, në pyetjen nëse negociatat e paqes janë të mundura, kancelari gjerman tha se “aktualisht nuk ka asnjë sinjal që Putin synon të tërheqë trupat. Putin nuk duhet të ketë sukses në qëllimin e tij që të përdorë trupat për të aneksuar pjesët e Ukrainës fqinje”, tha Scholz. 
 
Kancelari gjerman përsëriti se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën që të mbrohet kundër pushtimit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Këto deklarata të bëra nga Scholz vijnë në ditën kur ushtria ukrainase njoftoi për sulme masive ruse me dronë në jug dhe veri të Ukrainës, që shënjestruan infrastrukturën e energjisë.