Formula 1, Ferrari shkëlqen në Las Vegas
18.11.2023 18:36
Ajo çfarë është parë dje nga tribuna e Las Vegasit është e pabesueshme....

Ajo çfarë është parë dje nga tribuna e Las Vegasit është e pabesueshme. Vetura e Karlos Sainz ka rënë në një gropë dhe për pasojë ka shkatërruar një pjesë të mirë të pjesës së poshtme. Sot në stërvitjet zyrtare kishim një super Ferrari dhe një Leklerk madhështor pushtojnë reshtin e parë në Las Vegas GP, faza e parafundit e sezonit F1.
Monegasku konfirmoi formën e tij duke rrëmbyer vendin e parë, ndërsa kolegu tij Karlos Sainc, shënoi kohën e dytë më të mirë. Megjitashatë spanjolli do ta nisë garën i 12-ti për shkak të dënimit të vendosur ndaj tij për ndërrimin e baterisë. Sainc pa fajin e detyrua të ndryshojë baterinë e dëmtuar pikërisht për fajin e kushteve të pistës. Nga pozita e dytë do të niset Maks Verstapen me Red Bull, që tani më ka siguruar titullin tretë kampion bote.