Disciplinat Alpine, era anulon lëshimin, austriakët dominojnë në gurgl
18.11.2023 18:38
Era e fortë dhe parashikimet jo të mira të motit, kanë kontribuar që gara e parë lëshimit për këtë sezonë që duhet të mbahej në Zermat u anulua...

Era e fortë dhe parashikimet jo të mira të motit, kanë kontribuar që gara e parë lëshimit për këtë sezonë që duhet të mbahej në Zermat u anulua, bënë të ditur organizatorët. Nisja e kësaj gare u anulua dy herë, por pasi kushtet nuk u përmirësuan ajo u anulua.
FIS, nuk dha kurfar të dhëna për garën e dytë e cila duhet të zhvillohet nesër. Ndërsa sot është zhvilluar gara e parë sezonale në slalom në të cilën dominuan skiatorët austriak. Manuel Feller ngadhënjeu në pistën vendase Gurgël, në piedestal kishte vend edhe për dy bashkëkombësit e tij, Marco Shvarc si dyti dhe Mario Mat, në vend të tretë por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 5 qindtat se fituesi i garës.
