Botë
Shtëpisë së Bardhë iu adresua një zarf me Cianid
18.03.2015 14:29
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se një zarf i adresuar për në Shtëpinë e Bardhë duket se përmban materialin toksik, Cianid...

“Mostra është dërguar në një institucion tjetër për të konfirmuar rezultatet”- ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Robert Hoback.
Shërbimi Sekret është përgjegjës për sigurinë e presidentit të SHBA-së, Barack Obama. Hetimet e letrës janë duke vazhduar dhe nuk do të ketë komente shtesë në lidhje me çështjen.
