“Euro 2024”, sonte kryendeshja Zvicra – Kosova
18.11.2023 18:39
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Zvicrën. “Kosovarwt” do të kërkojnë pikët...

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Zvicrën. “Kosovarwt” do të kërkojnë pikët maksimale që të mbajnë shpresat gjallë për kualifikim. Aktualisht, Zvicra është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova. Në mënyrë që Kosova të kualifikohet i duhet që të marrë tri pikë të plota nga Zvicra, ndërsa në anën tjetër, Rumania të marrë së paku një pikë ndaj Izraelit. Ndërsa, në rundin e fundit, Kosova duhet të fitojë si vendase ndaj Bjellorusisë, ndërsa Rumania ta mposht Zvicrën.
Në pesë ndeshjet e fundit, Zvicra ka vetëm një fitore dhe katër barazime, ndërsa Kosova i ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim. Në këtë takim, Kosova nuk do të mund të llogaris në shërbimet e sulmuesit Vedat Muriqi, i cili është lënduar në takimin që Kosova pati me Izraelin. E ndërkohë Xherdan Shaqiri do ta shkruajë sonte mbrëma emrin e tij në histori të futbollit zviceran. Futbollisti nga Kosova do ta barazojë rekordin e legjendarit Heinz Hermann. Ky i fundit i kishte zhvilluar 118 ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës.
