LeBron James shkëlqen në fitoren e LA Lakersit
18.11.2023 18:45
LeBron James ka shënuar 35 pikë në fitoren që Los Angeles Lakersi e shënoi ndaj Portland Trail Blazers...

LeBron James ka shënuar 35 pikë në fitoren që Los Angeles Lakersi e shënoi ndaj Portland Trail Blazers, 107:85, në turneun e ligës NBA gjatë edicionit të rregullt.Jamesi po ashtu kontribuoi në fitore me nëntë asistime, ndërsa Lakersi udhëheq grupin me tri fitore nga po aq ndeshje të luajtura.
San Antonio Spursi humbi 129:120 nga Sacramento Kings, dhe pasi pësoi disfatën e tretë nuk do të mund të shkojë në fazën nokaut. De’Aaron Fox realizoi 43 pikë për Kingsin. Secila skuadër do t’i zhvillojë katër ndeshje në fazën grupore. Humbja e Spursit ishte e shtata rresht në përgjithësi. Miles Bridges e luajti ndeshjen e parë në NBA që prej prillit të vitit 2022 me Charlotte Hornets, por skuadra e tij u mposht 130:99 nga Milwaukee Bucks.