Botë

Rusia, manifestim në njëvjetorin e aneksimit të Krimesë

18.03.2015 14:32

Rusia ka organizuar sot një manifestim për të shënuar njëvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Ukraina...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të shfaqet në tubim dhe në një koncert para Kremlinit. 
 
Mediat ruse raportojnë se Putin do t’i adresohet masës sot, një vit pasi ka nënshkruar marrëveshjen me aleatët në Krime, e cila, sipas Moskës, e ka bërë gadishullin pjesë të Rusisë. 
 
Rusia po sfidon Ukrainën dhe Perëndimin me ceremonitë e përvjetorit, veprime këto që janë kundër së drejtës ndërkombëtare, kanë shkaktuar kritika të gjera dhe kanë rindezur tensionet midis Moskës dhe ish-armiqve të saj të “Luftës së Ftohtë”.