Botë

Gaza, Izraeli refuzon thirrjet për armëpushim

19.11.2023 11:55

Izraeli refuzon thirrjet për ndërprerje të sulmeve ndaj militantëve të Hamasit në Gaza...

Izraeli refuzon thirrjet për ndërprerje të sulmeve ndaj militantëve të Hamasit në Gaza, duke insistuar në vazhdimin e ofanzivës ushtarake deri në mposhtjen e Hamasit. Kryemisnitri izraelit Netanjahu pranon presionin e madh ndërkombëtar për ti dhënë fund luftës por ai thot se një ndërprerje e përkohëshme do të ishte e mundur vetëm nëse Hamas do të dorëzonte pengjet. 

“Ndërprerja e përkohëshme e sulmeve është e mundur por vetëm për shkombimin e pengjeve, pa transformim të administrates civile në Gaza, është çëlshtje kohe kur do të ktheht terorizmi. Unë nuk jam i gatshëm të pajtohem me atë.”, tha kryemisnitri i Izraelit, Benjamin Netanjahu. 
 
Abas apel presidentit amerikan: Biden të ndikojë në ndërprerjen e luftës
 
Presidenti palestinez Mahmud Abas i ka bërë thirrje presidentit amerikan Biden që të intervenojë për ndërprerjen e luftimeve në Gaza, të cilat i quan gjendocid ndaj palestinezëve. 
 
“Presidnet Biden ju ftoj ta ndërprisni këtë katastrofë humanitare, apo më mire këtë gjenocid ndaj popullit tone të pafajshëm. Kjo luftë patjetër menjëherë të ndërpritet. Si mundet ky gjenocid të arsyetohet si vetëmbrojtje, realisht ato janë krime lufte që duhet dënuar.”, tha kryetar i Palestinës, Mahmud Abas.
 
Por tresidenti amerikan Biden vlerëson se derisa Hamas qëndron në ideologjinë e shkatrrimit, ndërprerja e sulmeve nuk është paqe por blerje kohe që terroristët ti mbushin rezervat. Ndërkohë OBSH ka deklaruar se spitali më i madh në Gaza Al Shifa është shndërruar në zone të vdekjes dhe ka ofruar ndihmë për evakuim. 
 
Ekipi i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se 291 pacientë kanë mbetur në këtë spital, pasi trupat izraelite evakuuan pacientët e tjerë. Në mesin e atyre që kanë mbetur në spital janë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht kritike, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin. Ekipi i OKB-së ishte në gjendje të qëndronte në spitalin Shifa për një orë pasi pothuajse 2.500 persona të zhvendosur, pacientë që mund të lëviznin dhe stafi mjekësor u larguan nga ndërtesa e spitalit mëngjesin e së shtunës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, që udhëhoqi këtë mision. OBSH tha se 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor janë ende në spital, së bashku me pacientët. 
 
NERMIN MULAKI