Maqedoni

Minsitria e drejtësisë: Kushtetuesja ka shfuqizuar tri rregullore

19.11.2023 12:18

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi 3 rregullore dhe hapi procedurë për 8 rregullore...

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi 3 rregullore dhe hapi procedurë për 8 rregullore, për të cilat u paraqitën iniciativa nga ministri i drejtësisë Krenar Lloga.
 
Siç bëjnë të ditur nga misnitria e drejtësisë, në lidhje me 20 nismat që i janë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa rregulloreve të publikuara në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për shfuqizimin e 3 rregulloreve për të cilat nga ana e gjykatës “është vlerësuar se me publikimin e së njëjtës, pa mëdyshje rezulton se është tejkaluar afati kushtetues për publikim i parashikuar në nenin 52 të Kushtetutës, përkatësisht gjykata ka vlerësuar se rregulloret e kontestuara nuk janë në përputhje me nenin 51 dhe nenin 52 të Kushtetutës”. 
 
Gjykata Kushtetuese ka miratuar edhe vendime për hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së 8 rregulloreve për të cilat janë paraqitur iniciativa dhe në të cilat gjykata ka gjykuar se “është tejkaluar afati i përcaktuar me Kushtetutë prej shtatë ditësh për publikim në Gazetën Zyrtare, për çka shtrohet çështja e kushtetutshmërisë së këtyre rregulloreve, përkatësisht përputhshmërisë së tyre me nenin 52 të Kushtetutës". Ministria e Drejtësisë dhe Ministri Lloga përshëndesin objektivitetin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këto çështje.