Botë
Kievi dhe Moska, cak i sulmeve me dronë
19.11.2023 12:44
Kievi dhe Moska, ishin cak i sulmeve me dronë gjatë natës të cilat...

Kievi dhe Moska, ishin cak i sulmeve me dronë gjatë natës të cilat u zmbrapsën nga mbrojtjet ajrore në të dy shtetet.
Kievi është goditur për të dytën natë me radhë nga një breshëri e dronëve Shahed, të prodhimit iranian, që u lëshuan nga forcat ruse, thanë autoritetet lokale. Autoritetet raportuan për “intensifikim” të sulmeve në kryeqytetin ukrainas.
“Për natën e dytë me radhë, armiku ka sulmuar kryeqytetin me dronë”, tha Sergiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit.
Në total, “15 nga 20 dronët e armikut u shkatërruan”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, përmes një deklarate të ndarë. Ndërkohë minsitria ruse e mbrojtjes “Është zmbrapsur një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist duke përdorur dron ndaj ndërtesave në Federatën Ruse”.
Sipas Ministrisë ruse, droni ukrainas “u shkatërrua nga pajisja e mbrojtjes tonë ajrore... mbi territorin e qarkut urban të Bogorodskit”, në rajonin e Moskës. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha në Telegram se sulmi i penguar “nuk shkaktoi asnjë dëm apo viktima”.
