Maqedoni

Kumanovë, mungojnë gjak dhuruesit e rinjë në moshë

19.11.2023 14:00

Të dhurosh gjak është akt human. Nesër, mbase edhe mund të shpëtosh një jetë...

Të dhurosh gjak është akt human. Nesër, mbase edhe mund të shpëtosh një jetë, një person që nuk e njeh e që kurr nuk e ke parë, por që mund t’ia shpëtosh jetën. Në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, vazhdimisht dhe pandërprerë rrjedh procesit i dhurimit të gjakut nga njerëz human të cilët rregullisht dhurojnë gjak, që bën që situata të jetë stabile.
 
“Në shërbimin për transfuzioligji në Kumanovë posedojmë njësi të gjakut mjaftueshëm, njësitë e gjakut janë stabile, kemi numër të mjaftueshëm të gjak dhuruesve, ata janë të rregullt pra numri më i madh i tyre janë të rregullt që për vite të tëra dhurojnë gjak kështuqë për momentin situata është stabile”, theksoi mes tjerash, dr. Driton Bilalli nga IPSh Instituti për Mjekësi të Transfuzionit i RMV -Kumanovë.
 
Por, nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, për TVM2, theksuan se viteve të fundit shqetësuese paraqitet fakti se po mungojnë  dhuruesit  e rinjë të gjakut, si pasojë e migrimit të tyre në vendet evropiane.
 
“Është një mangësi sepse viteve të fundit kemi numër më të vogël të gjak dhuruesve që janë më të ri në moshë për shkakt të emigrimit por theksoj se për momentin i plotësojmë të gjiotha nevojat për gjak në të gjithë RMV, nuk ka vend për panikë, falenderoj gjithë gjak dhuruesit të cilët ndajnë nga vetja e tyre për të shpëtu jetën dikujt që as nuk e njohin apo as nuk e kanë parë ndonjëherë në jetën e tyre por që për shkak të humanitetit ata vijnë dhe dhurojnë gjak me qëllim shpëtimin e pacientëve në klinikat e spitalet e vendit”, theksoi mes tjerash, Bilalli.
 
Ndryshe, Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë pëderisa vite të tëra funksionon pa asnjë problem, shqetësimin dhe numrin më të ulët të dhuruesve të gjakut e hasi gjatë periudhës së Pandemisë së Korona Virusit, kur aksionet për dhurimin e gjakut ishin ndërprerë për shkak të mos përhapjes së virusit.
 
FATLUM AQIFI