Maqedoni

Kryqi i Kuq në Kërçovë, projekte të rëndësishme programore humanitare

19.11.2023 14:24

Që nga fillimi i këtij viti, e deri më tani, Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Kërçovë...

Që nga fillimi i këtij viti, e deri më tani, Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Kërçovë, ka realizuar një varg aktivitetesh të rëndësishme humanitare. Sekretari i kësaj organizate Besnik Selimi, bën të ditur se ekipi komunal i Kryqit të Kuq në bashkëpunim me institucionet shtetrore dhe organizatat joqeveritare, gjatë këtij viti ka zhvilluar 10 aksione për dhurimin e gjakut, aktivitetet për edukimin dhe trajnimin e shtresave rinore në promovimin e vlerave humane dhe ngritjen e vetëdijes humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë, si dhe fushatat sensibizuese kundër bullizmit dhe përdorimit të lëndëve narkotike. 
 
Gjatë periudhës që vjen, shton ai, do të realizohen edhe aktivitetet tjera të parapara me programin vjetor të veprimtarisë humanitare, siç janë: Java e kujdesit për personat e moshuar, Dita e vullnetarizmit, aktivitetet e e veprimtarisë preventive shëndetsore dhe fushatat për ngritjen e vetëdijes qytetare të humanizmit ndaj shtresave skamnore. 
 
SHABAN DALIPI