Maqedoni
VMRO-DPMNE: Prej 5 ditësh Kovaçevski po shëtëtet në Beograd
19.11.2023 14:52
Prej pesë ditësh Kovaçevski shëtit nëpër Beograd, ndërsa në Maqedoni varfëria...

Prej pesë ditësh Kovaçevski shëtit nëpër Beograd, ndërsa në Maqedoni varfëria, inflacioni dhe borxhi po rriten, standardi bie, ekonomia po fundoset.
“Prej 5 ditësh Kovaçevski dhe ekipi i tij qeveritar hanë, pinë dhe festojnë në Beograd, ndërsa në Maqedoni njerëzit po vdesin nga uria dhe po zhyten në varfëri. E shohim duke kënduar nëpër lokale dhe duke hapur shishe verë, ndaj le të inkurajohet ndërsa është “nën gaz” të pyesë presidentin e Serbisë, Vuçiq, se si arrin ta mbajë inflacionin më të ulët se i yni, si arrin të mbajë GDP. Rritje më e lartë se e jona, si arrin të ndërtojë autostrada, si i tërheq investimet e huaja e të ngjashme.”, reagojnë nga VMRO-DPMNE.
LSDM: VMRO të përgjigjet për skandalet në komuna
Ndërsa nga LSDM thonë se kryetarët e komuanve të LSDM-së kanë dështuar dhe po shoqërohen me një sër skandalesh.
“Për dy vite pushtet lokal kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE kanë zero rezultate por një grumbull skandalesh. I fundit është skandali me udhëtimin ekszotik të kryetarit të Ohrit Kirill Pecakov nga DPMNE. Derisa Ohri fundoset për çdo ditë, Pecakov realizon lundrim ekzotik sëbashku me sekretarin e komunës së Ohrit dhe persona të tjerë nga kabineti i tij.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Nga LSDM thonë se nuk ka përgjigje se sa kushton ky lundrim ekzotik dhe në llogari të kujt lundron kryetari i Ohrit Pecakov. Poashtu nga LSDM theksojnë se kryetari i Kisella Vodës Orce Georgievski mban orë prej 8 mijë eurosh dhe nuk ka përgjigje se prej nga i ka paratë për orë kaq luksoze. Derisa komuna e Shtipit po përballet me afire tenderësh miqësor prej 20 mijë eurosh, por VMRO-DPMNE dhe Mickoski heshtin për këto skandale thonë nga LSDM.
FITIM KTYEZIU
