Maqedoni

LSM: Të rriten rrogat në fondin shëndetësor, paralajmërohet grevë për të premten

19.11.2023 15:19

Të punësuarit në fondin shëndetësorë kanë rroga më të ulëta për 120 deri në 150 euro...

Të punësuarit në fondin shëndetësorë kanë rroga më të ulëta për 120 deri në 150 euro më pak nga të gjitha organet e administratës shtetërore, deklarojnë nga Lidhja e Sindikatave. Nga sindikati theksojnë se rrogat e vogla rezultojnë me largimin të punësuarve derisa askush nuk paraqitet në shpalljet për punësim. Kjo i detyron të punësuarit të kryejnë nga dy e më tepër obligime, thonë nga sindikata duke shtuar se aktualisht fondit shëndetësorë i mungojnë rreth 300 të punësuar. Nga Lidhja e Sindikatave kërkojnë rritjen e rrogave në fondin shëndetësorë prej 7000 deri në 10 mijë denarë. 
 
“Kemi zhvilluar bisedime me udhëheqësin e Fondit për sigurim shëndetësorë që të gjith të punësuarit të fitojnë rritje prej 15% të rritjes së rrogave, që të mundemi sado pak të afrohemi me të punësuarit në shëndetësinë publike. Edhe pse na ishte premtuar se këtë rritje do ta marrim me rrogën e gushtit udhëheqësia e fondit shëndetësorë në gusht ka paguar vetëm 2,5%. Për pjesën tjetër na u tha se ministria e financave nuk jep pëlqim për pagesë edhe pse këto para ndodhen në xhirollogarinë e fondit shëndetësorë.”, tha Trpe Dejanovski, kryetar i LSM-së.
 
Nag sindikati thonë se edhe në buxhetin e vitit të aredhëshëm nuk ka mjete të parapara për rritjen e rrogave për të punësuarit e fondit shëndetësorë, prandj paralajmëruan aktivitete për grevë nga e premtja.  
 
“Organizata sindikale fillon me aktivitete greviste nëse nuk plotësohen kërkesat në vijim. Harmonizim i rrogave për të punësuarit në Fondin e Sigurimit Shëndetësorë në përputhje me rrogat e administratës në qendrën klinike dhe spitale.”, tha kryetari i sindikatës së fondit shëndetësor.
 
Ata njëherit kërkojnë formimin e komisionit për marrëveshje kolektive dhe e njëjta të miratohet deri në fund të këtij viti. Të shkarkohet drejtori i sektorit të financave Mile Sugarev dhe Misnitri i shëndetësisë të mos nënshkruaj marrëveshje kolektive për rritjen e rrogave në institucionet e shëndetësisë publike pa përfshirjen e të punësuarve në Fondin shëndetësorë. 
 
NERMIN MILAKI