Maqedoni
Raporti i KE-së për Kuvendin, partitë ‘shënjestrojnë’ njëra tjetrën
19.11.2023 15:46
Keqpërdorimi i flamurit europian, miratimi i ligjeve me procedurë të përshpejtuar...

Keqpërdorimi i flamurit europian, miratimi i ligjeve me procedurë të përshpejtuar duke ngushtuar debatin parlamentar si dhe mosbashkëpunimi ndërpartiak vështirë të tejkalohen në Kuvend, pas akuzave të ndërsjella për efikasitetin e punës së kuvendit. ASh në pushtet pajtohet me raportin por drejton gishtin kah VMRO – DPMNE-së për bllokimet e komisioneve. Zotohen për ngritje të frymës së bashkëpunimit në kordinimet te kryeparlamentari Talat Xhaferi.
“Problemet e parlamentit janë edhe bllokada aktive bllokada të cilën e bën blloku opozitar me arsye për arritjen e qëllimeve politike. Ne në parlament duhet të kemi synimet e detyrës dhe obligimit para qytetarëve, ku jemi organ ligjvënës dhe duhet të sjellim ligje, gjithashtu nuk duhet të keqpërdorim procedurën e shkurtuar dhe flamurin europian, por ti përdorim ato që janë të arsyeshme, dhe për këtë ne do të luftojmë që ky lëshim dhe respektojmë raportin e këshillit europian se është një informatë reale dhe udhëzim për të cilin ne duhet ta ndryshojmë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme në bazë të detyrave që i kemi këtu në parlament.”, tha kordinatori i ASh-së, Adnan Neziri.
Blloku opozitar shqiptar i fajëson partit në pushtet se situata ndër vite nuk po gjen zgjidhje. Synim kanë rritjen e cilësisë së punës.
“Kordinimet janë diçka që partitë politike kordinohen për punën javore. Ajo çka bisedohet aty, kur ta shohim brenda javës çdo gjë ndryshon. Njëfar mënyre deputetët ndoshta do të vijnë edhe të papërgatitur për seancat e sotme, dhe ky është qëllimi i kësaj shumice parlamentare, fatkeqësisht edhe kryetarit të kuvendit me të cilën me këtë mënyrë të qeverisjes të kuvendit krijohet huti, pasiguri te deputetët, por edhe krijon edhe një pasiguri në kuptimin e debatit, transparencës, atë që thamë. Nuk është puna vetëm e procedurave të shkurtuara, ose procedurave me flamur europian, por është edhe mënyra se si gjithë këto çështje trajtohen brenda kuvendit.”, tha deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.
Ndërkohë blloku maqedonas në vazhdimësi të zhurmshëm me akuza të ndërsjella. LSDM fajëson pushtetin për bllokimin e kuvendit, ndërkaq VMRO shënjestron se keqpërdorimet në kuvend vijnë nga pushteti. Përputhja në qëndrime vijon vetëm në afrimin e bashkëpunimit sa i takon udhërrëfyesit të BE-së.
Nga zyra e kryeparlamentarit Xhaferi nuk komentojnë përplasjet, por as kritikat e raportit të KE-së për kuvendin. Euroambasadori Gir ftoi parlamentin që flamuri europian të shfrytëzohet vetëm për ligje që kanë të bëjnë me standardizimin e legjislaturës europiane, të zgjerohet debati në miratimin e ligjeve dhe të përparohet dialogu politik, duke ju dhënë përparësi edhe ndryshimeve kushtetuese.
MERALE SIMAILI
