Zvicra, Rumania dhe Holanda shkojnë në Euro 2024

19.11.2023 16:48

Zvicra, Rumania dhe Holanda kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në Euro 2024....

Zvicra, Rumania dhe Holanda kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në Euro 2024. Zvicerianët dhe rumunët sigurojnë dy vendet e para në grupin e tyre eliminator. Zvicra në “EURO 2024”, shkon  falë fitores së Rumanisë dhe barazimit të njëkohshëm 1-1 në shtëpi kundër Kosovës,  Zvicra e para kaloi në avantazh me golin Vargas, ndërsa Kosova barazoi me Hysenin  Kështu Zvicra në pozitën e dytë ka 17, ose dy më pak se Rumania, e cila fitoi 1-2 ndaj Izraelit. Në këtë mënyrë Zvicra  dhe Rumunia të martën do të luajnë për vendin e parë në grup. Izreali me 12 pikë mbeti në pozitën e tretë, ndërsa Kosova e katërta ka 11 pikë.
 
Holandës në Amsterdam, për të siguruar matematikisht  vendin e dytë në grupin “B”, në përballjen me Irlandën i nevojitej fitorja. “Tulipanët” ia dolën të shënojnë fitore minimale 1:0. Më këtë fitore Holanda, në pozitën e dytë ka 16 pikë,ose tri më shumë se Greqia e treat. Holandezët në përballjet mes vete janë më të mirë se grekët. Në krye të renditjes është Franca e cila ka pikë maksimale 21 nga shtatë ndeshje.