Franca me fitoren më të lartë në eliminatore
19.11.2023 16:50
Franca në Nica me rezultatin e lartë 14:0 e mundi përfaqësuesen modeste të Gjibraltarit...

Franca në Nica me rezultatin e lartë 14:0 e mundi përfaqësuesen modeste të Gjibraltarit, duke shënuar fitoren më të lartë në historinë e saj, por edhe fitoren më të lartë në historinë e eliminatoreve për evropianët. Në pesë minutat e para mysafirët shënuan dy autogola Santos (3-ag) dhe Mouelhi (5-ag), më pas 17- vjeçari Zaire-Emery (16’) në debutimin shënoi për 3-0. Pas kësaj francezët me një futbollist më shum në fushë shënuan plotë 11 gola.
Mbappe (30-11m, 74, 82), Coman (36, 65) dhe Giroud (89, 90+1), nga një gol shënuan Clauss (34), Fofana (37), Rabiot (63) dhe Dembele (73). Deri më tani fitoren më të lartë Franca e kishte 10-0 kundër Azerbajxhanit 1995, ndërsa fitoren rekord në eliminatoret për evropianët e mban Spanja nga viti 1984 edhe atë me 12-1 e kishte mundur Maltën
